75 Mall Live Search
14:05 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Macronit nuk i del lehtë me turqit, i thonë “t’i shikojë punët e veta”

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron duhet të ballafaqohet me gjendjen e vendit të tij, i cili kryen operacione në çdo vend të Afrikës për t’i ruajtur interesat kolonialiste.

Zëdhënësi Çelik u prononcua nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter për deklaratën e presidentit Macron të bërë në lidhje me operacionin “Burimi i paqes” që Turqia ndërmerr në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG-PKK, se Turqia nuk duhet të pret solidarizim nga aleatët në NATO.

Duke vënë në dukje se Macroni është personi që shqetësohet më së shumti nga operacionet e Turqisë në veri të Sirisë me të cilat parandalohet formimi i shteteve të vogla terroriste, Çelik tha se Macroni është mikpritësi më i spikatur i liderëve të organizatës terroriste.

Ai theksoi se Macroni flet pa kuptim kur bëhet fjalë për pengimin e formimit të shteteve të vogla terroriste në veri të Sirisë nga ana e Turqisë.

“Ato që Macron thotë për Sirinë kanë të bëjnë me përpjekje për të ruajtur gjallë të kaluarën e saj koloniale me fjali të ndritshme. Kjo është arsyeja pse kjo të çon te mbështetja e terrorizmit. Ka disa gjëra që duhen thënë Macronit, i cili thotë që ‘Turqia, e cila kryen operacionin Burimi i Paqes, nuk mund të pres ndihmë nga NATO-ja’. Ka shumë kritika në lidhje me kontributet e Francës në NATO, por të gjithë janë të mendimit se NATO-ja nuk mund të ekzistojë pa Turqinë”, bëri të ditur Çelik.

Ai tha se në çdo vend të Evropës flitet për aktet egoiste të Francës të përqendruara në ruajtjen e interesave kolonialiste më shumë se sa ato të frymës së aleancës.

“Kritikat për luftën e Turqisë kundër terrorit nuk kanë domethënie për Turqinë. Kritikët e luftës sonë kundër terrorizmit janë ata që punojnë për vdekjen e trurit të Evropës. Ne do t’i kujtojmë vazhdimisht se ata duhet të mbrojnë vlerat demokratike”, përfundoi zëdhënësi Çelik.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën reagoi në lidhje me fjalët e Presidentit të Francës, Emanuel Macron se Turqia, e cila ka ndërmarrë operacionin “Burimi i Paqes” kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, nuk duhet të presë solidaritet nga aleatet e NATO-s, ndër të tjera tha: “Macroni vazhdon të thyej gotë pas gote dhe kërkon të pijë ende çaj”.

Kallën reagoi nëpërmjet medias sociale Tëitter në lidhje me fjalët e Macronit gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se Macron, i cili pavarësisht të gjitha reagimeve të Brukselit, është i vetmi lider që ka bërë veto fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, vend ky ka ndryshuar edhe emrin.

Kallën rikujtoi edhe fjalët e Kancelares gjermane, Angela Merkel në lidhje me Macronin, e cila tha: “E kuptoj dëshirën politike shkatërruese të tij. Por jam e lodhur nga bashkimi i copave. Jam e detyruar që të ngjis vazhdimisht copat e gotave që thyeni, që të mund të ulemi e të pimë përsëri çaj”.

Në lidhje me deklaratën e presidentit francez se Turqia nuk duhet të presë solidaritet nga aleatet e NATO-s, zëdhënësi kallën tha: “Macroni vazhdon të thyej gotë pas gote dhe kërkon të pijë ende çaj”.

Macroni, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Paris me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “I kam shumë të qarta shqetësimet e aleates, Turqisë për sigurinë. Ata (turqit) janë përballur me shumë sulme terroriste. Por së bashku me këtë nuk mund, edhe të përbëjë kërcënim për koalicionin kundër DAESH-it me operacion ushtarak, të presë edhe mbështetje dhe unitet”.