75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lajm i keq për Liverpoolin, e humb vitin lojtari më në formë i saj

Liverpooli ka konfirmuar se Fabinho ka pësuar dëmtim të ligamentit gjatë ndeshjes së Champions League kundër Napolit.

Mesfushori duhej të zëvendësohej pas 18 minutave të barazimit 1-1 në Anfield të mërkurën në mbrëmje.

Vlerësimi i mëtejshëm mbi dëmtimin ka zbuluar se Fabinho, do të jetë jashtë fushave të blerta deri në Vitin e Ri.

Braziliani do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të Reds në Melwood, ndërsa ai punon përsëri për t’u rikthyer në formë të plotë./Indeksonline/