Liam Payne publikon ‘All I Want For Christmas’
Në prag të festave të fund vitit këngëtari i njohur britanik, Liam Payne ka publikuar këngën e re.
Ai ka lansuar projektin ‘All I Want For Christmas’ e cila u shoqërua edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Me tu publikuar në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ kënga u pëlqye nga adhuruesit e shumtë të 26 vjeçarit.
Kujtojmë që klipi i këngës nuk është i qasshëm në vendin tonë./Indeksonline/