Seriali ‘Shpk Nazi’ ka një njoftim të rëndësishëm për shikuesit
Është aktualisht seriali më i ndjekur vendor e që ka thyer rekorde shikueshmërie.
Bëhet fjalë për serialin vendor ‘Shpk Nazi’ i cili transmetohet çdo të shtunë në një nga televizionet në vend, shkruan Indeksonline.

Por, në nderim të viktimave dhe të lënduarve nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë, seriali ka vendosur të anuloj shfaqjen e episodit të kësaj jave.
“Për shkak të fatkeqësisë që ndodhi në Durrës, këtë fundjavë nuk do të transmetojmë episodin e radhës. Nuk po mendojmë që ka atmosferë për humor! Shihemi javën tjetër”, shkruan në njoftim faqja zyrtare e serialit në Instagram./Indeksonline/
