75 Mall Live Search
12:20 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kapet serbi në Gjilan që po kontrabandonte mallra përmes rrugëve ilegale

Foto ilustrim

Policia mbrëmë kanë arritur ta kapin një serb që kontrabandonte mallra të ndryshme nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, brenda automjetit të serbit kishte artikuj të ndryshëm ushqimorë, pije alkoolike dhe jo alkoolike dhe disa pako të cigareve për të cilat nuk posedonte asnjë dokument, transmeton Indeksonline.

Dyshohet se ky mall nga Serbia në Kosovë  ka hy përmes rrugëve ilegale.

Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te tij iniciohet rasti, automjeti dhe malli konfiskohet dhe te njëjtit janë dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/