David Beckham ndan tjetër puthje në buzë me vajzën e tij të vetme
Victoria Beckham më parë zbuloi aspiratat e vajzës së saj për patinazhin në akull.
Kështu që babai David ishte duke ndihmuar Harperin të merrte disa praktika ditën e shtunë, ndërsa ai e dërgoj atë në shesh patinazhi në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër , transmeton Indeksonline.
Duke marrë në Instagram për të ndarë një seri foto të ëmbla, David, 44 vjeç, publikoj një fotografi teksa i dhuron një puthje në buzë tetë vjeçares, Harper .

Më parë David ishte kritikuar për puthjet në buzë që i dhuron të bijës, por ai duket se nuk i kushton rendësi kësaj.
Harper dhe David dukej se po kalonin një kohë të mrekullueshme në shesh patinazhi. Duke e bërë gjithë skenën edhe më të ëmbël, të dy ata mbanin kapele prej leshi.

‘Ka filluar të duket si Krishtlindja’ shkroi David sipër fotografisë.
Në maj, u raportua se Victoria ishte duke planifikuar të nisë një karrierë në patinazhin e akullit për vajzën e saj për shkak të talentit mbresëlënës që ajo ka.

‘Victoria mendon se Harper është aq e talentuar në patinazh – ajo i ka blerë asaj një palë rrota patina, një përzgjedhje fustanesh vallëzimi me akull dhe madje e ka firmosur atë për mësime’, tha një burim i afërt me familjen Beckham./Indeksonline/