Leverkusen bën “hajgare” me Lewandowskin, ironizon keq me të
Leverkusen arriti të fitojë ndaj Bayern Munich me rezulta 1:2.
Golat për mysafirët i realizoi Bailey ndërsa për kampionët e Gjermanisë shënoi Muller.
Pas ndeshjes, ekipi i Bayer Leverkusen u tall keq me sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Më 26 nëntor, Lewandowski kishte shkruar nëntor, Lewandowski kishte shkruar në Twitter: “Më duhet ta pranoj… Jam i varur për të shënuar gola”.
Lewandowski nuk arriti të shënonte sot dhe Leverkusen nuk u treguan aspak të mëshirshëm, transmeton Indeksonline.
Mbi atë postim të Lewandowskit, Leverkusen në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter shkruan: “Ne mund të të ndihmojmë që të shërohesh nga kjo”./Indeksonline/
