75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nju Orleans: 11 persona të plagosur me armë zjarri

Një person i paidentifikuar plagosi 11 persona sot në rrugën Canal në lagjen e famshme franceze të Nju Orleansit, dhe një person u arrestua por nuk u akuzua për sulm, tha policia.

Sulmuesi nuk u arrestua, sipas CNN. Policia mori një telefonatë herët në mëngjes në orën 3.20 sipas kohës lokale dhe kur mbërritën në vendngjarje ata vetëm mund të dëgjonin të shtënat me armë zjarri dhe të shihnin viktimat.

Dhjetë të plagosur u transferuan në qendrat mjekësore lokale, ndërsa njëri shkoi vetëm në spital. Dy persona thuhet se janë në gjendje kritike. Vendi ku ndodhi të shtënat është përgjatë rrugës popullore Burbon, e njohur për numrin e madh të turistëve.