75 Mall Live Search
19:22 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

I njëjti mësues në Shqipëri, i ka dhënë mësim edhe gjyshes edhe mbesës


Aristea kishte ardhur sot në “Ka një mesazh për ty” për një mision të dyfishtë. T’i shprehte dashurinë gjyshe Zyrasë por edhe të falenderonte mësuesin e saj Sedullahun i cili del në pension.

E bukura ishte se si gjyshja dhe mësuesi kishin nje lidhje tjetër në historinë e Aristeas pasi Sedullahu i ka dhënë mësim edhe Zyrasë në vitet ‘70 dhe mbesës sot.

Përveç fjalëve të mira dhe mirënjohjes për gjithë kujdesin që i ka dhënë, Aristea kishte edhe disa kritika për gjyshen që të kishte më shumë privatësi e mbi të gjitha të mos e “tundonte” me ushqimet e mira të cilat po e shëndoshin përditë.

Gjyshja i është bashkuar mbesës dhe një grupi tjetër nxënësish nga shkolla “Veis Rustem Patriku” nga Sheqëz i Beratit për të uruar mësues Sedullahun për daljen në pension e për t’i thënë se do jetë gjithmonë në kujtimet e tyre. I janë dashur vetëm pak sekonda dhe mësuesi e ka njohur dhe zonjën Zyra të cilës i kishte dhënë mësim në vitet ’70.

Askush nuk e harron mësuesin sado vite të kalojë por ka edhe mësues si Sedullahu të cilët i mbajnë mend brezat të cilët kanë kaluar. Kjo padyshim që është për t’u përshëndetur sepse tregon lidhjen e fortë dhe përkushtimin në profesionin aq fisnik të mësuesit.