Rashica pas ndeshjes: Luftuam dhe dhamë gjithçka
Werder Bremen është rikthyer te fitorja pas tetë ndeshjeve negative në Bundesligë.
Këtë fitore ata e arritën falë Milot Rashicës i cili realizoi dy gola në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Sulmuesi i Kosovës është shprehur shumë i lumtur për paraqitjen e sotme.
“Jam shumë i kënaqur! Ne luftuam, dhamë gjithçka dhe më në fund fituam përsëri. Një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme, edhe për tifozët tanë, të cilët ishin përsëri të jashtëzakonshëm sot”.
“Shpresoj që ishte një pikë kthese sot. Ne vazhduam të besonim në vetveten pas edhe pas barazimit dhe luftuam për njëri-tjetrin dhe krijuam shtigjet për njëri-tjetrin. Jam krenar për ekipin“, ka thënë Rashica pas ndeshjes.
Ky është goli i katërt këtë sezon i Rashicës në Bundesligë ndërsa dy të tjera i ka shënuar në Kupë. /IndeksOnline/