75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Magjia e Messit dhe pritjet e Ter Stegen e bëjnë Barcën kryesues të La Ligës

Barcelona ka mposhtur Atleticon me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 15-të të La Ligas që u zhvillua në Wanda Metropolitano.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Lionel Messi në minutën e 86-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Argjentinasi shënoi një gol shumë të bukur nga aksioni që e nisi vetë nga mesi i fushës.

Me këtë fitore, Barca merr kreun me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid derisa Atletico është në vendin e gjashtë në tabelë.

Kujtojmë se Barca dhe Reali kanë një lojë më pak të zhvilluar se kundërshtarët. /IndeksOnline/