Rama nis ditën me një thënie fetare: Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar ditën sot me një publikim shumë më ndryshe.
Rama ka publikuar një thënie fetare, ku thuhet se nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon, transmeton Indeksonline.

Këto ditë Shqipëria u gjend para një situate tejet të vështirë, teksa sigurisht Rama mban mbi supe shumë përgjegjësi për të cilat duhet të kujdeset.
Mëngjesin e sotëm ai mbajti edhe mbledhjen e Qeverisë ku kërkoi që deri të premten inxhinierët të shpjegojnë se ku duhet pasur kujdes dhe çfarë ndodhi me ndërtimet e shkatërruara, në Durrës e Thumanë./Indeksonline/