Mustafa përkujton Rugovën në 75-vjetorin e lindjes: Arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të lindjes.
“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu, theksohet se Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneritetin me SHBA-në dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/