75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashiani ia merr fustanin motrës, spikat linjat e përkryera trupore

Ylli botëror dhe një nga femrat më të njohura në të gjithë botën, Kim Kardashian, njihet për bukurinë dhe format e saj të përkryera trupore.

Madje ajo në shumë raste nuk heziton t’i vërë në pah linjat e saj, për çka ajo është bërë e famshme, duke bërë miliona fansa e ndjekës nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet me një fustan, që ia theksonte asaj linjat trupore.|

Ajo ka shkruar se këtë fustan e ka huazuar nga motra e saj Kylie Jenner.

“Më fal Kylie, do ta kthej fustanin së shpejti”, ka shkruar me shaka ajo. /Indeksonline/