75 Mall Live Search
10:44 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

CNN-i zgjedh fotografitë e ngjarjeve më të rëndësishme të 2019-s, s’mungon edhe një nga Shqipëria

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në fund të këtij viti. Viti që po lëmë pas për dikë mund të cilësohet si më i miri, për dike tjetër si më i vështiri.

Brenda një viti ngjarje të shumta mbërthyen vendet e shumtë të botës, duke e bërë kështu të paharrueshëm.

E njohura CNN ka renditur disa nga fotografitë e bukura, të rëndësishme dhe shumë të veçanta të disa nga momentet e vitit që po lëmë pas, 2019, transmeton Indeksonline.

Në këtë artikull s’ka munguar edhe një fotografi nga Thumana, pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Fotografia e zgjedhur ishte realizuar në Thumanë, kur po realizohej operacioni i kërkim-shpëtimit.


1 janar: Një burrë duke shikuar ndezjen e fishekzjarrëve të Vitit të Ri mbi plazhin Copacabana në Rio de Janeiro  

14 janar: Një aeroplan u rrëzua teksa zbarkonte në aeroportin Fath në Iran.Si pasojë humbën jetën 15 persona
   

1 shkurt:  Nxënësit e një shkolle të mesme përgatiten të bashkohen në zvarritjen ushtarake izraelite në një kamp privat në Izrael    


6 shkurt: Hasna Qatran, 6-vjeçarja e shtrirë pranë trupit të motrës së saj nën rrënojat e një ndërtese të bombarduar në Khan të Sirisë . Motra tri vjeçe vdiq gjatë sulmit

7 mars: Gaforrja bllokohet shkaku i hedhjes së një gote plastike në Filipine

14 mars: Një familjare e një prej viktimave të ‘Etiopia Airlines E7T 302’, rrëzim i avionit ky ku humbën jetën 157 persona

15 mars: Sulmi i xhamive në Christchurch të Zelanës së Re. Dhjetëra njerëz u vranë, e shumë të tjerë u plagosën   

17 mars: Veprimi i kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern pas sulmeve

10 prill: Studiuesit në Fondacionin Kombëtar të Shkencës publikuan fotografinë e parë e një vrime të zezë. Në qendër të M87, një galaktikë masive pranë grupit të galaktikës Virgjil 55 milionë vjet dritë nga toka, me masë 6.7 miliardë herë më shumë se diell…

11prill: Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dhe buja e tij me gjestin që bëri pasi arriti në nëj gjykatë në Londër  

15 prill: Tymi dhe flaka në Katedralen Notre Dame në Paris

25 prill: Takim i parë i Kim Jong Un dhe presidentit rus, Vladimir Putin

6 maj: Anailin Nava, 2- vjeçari që vuan nga kequshqyerja e rëndë në ishullin Toas të Venezuelës. Afro një dekadë keqadministrim

8 maj: Archie, fëmija i parë i princit Harry dhe gruaja e tij Megan. Njoftimi i parë me Mbretëreshën Elizabeth II  

18 maj: Muaji i Shenjtë i Ramazanit, ngrënia e iftarit në qytetin e Gazës   

24 maj: Theresa May në lot teksa njoftoi për dorëheqjen e saj    

16 qershor: Njerëzit marshojnë në rrugët e Hong-Kong’ut për të protestuar ndaj një projekt-ligji të diskutueshëm të ekstradimit     

24 qershor: Trupat e migrantit Salvadoran Oscar Alberto Martines dhe vajzës 2 vjeçare, Angie Valeria. Ata u mbytën duke tentuar të kalonin lumin në Teksas . Udhëtim i rrezikshëm për të kaluar në SHBA  

30 qershor: Presidenti amerikan Donald Trump me shtrëngim duarsh me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong   

6 korrik: Fotografi ajrore që tregon çadrat në një plazh në Durrës   

13 korrik: Një pjesë e madhe e lagjeve të Manhatanit dhe Midtown në errësirë, gjatë një ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike    

10 gusht: Kandidati për president Andreë Yang shpërthen në lot teksa flet për sigurinë e armëve dhe rastin e një gruaje që humbi vajzën nga një plumb    

10 shtator: Kryeministri britanik, Boris Johnson merr pjesë në një orë mësimi të historisë në një shkollë në Londër      

23 shtator: Vështrimi i aktivistes suedeze të klimës, Greta Thunberg drejt Trump-it      

18 tetor: Astronautja e NASA-s, Xheika Meir gjatë qëndrimi në një hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor      

27 tetor: Vëmendja e njerëzve drejt lajmeve që raportonin për vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdad       

13 nëntor: Gruaja kalon në përmbytjet e larta në Venecia të Italisë        

26 nëntor: Zjarrfikësi që përpiqet të shpëtojë njeriun që mbeti i ngujuar në një ndërtesë të rrënuar në Thumanë të Shqipërisë, pas një tërmeti 6.4 shkallë. 51 të vrarë dhe qindra të plagosur./Indeksonline/        
https://edition.cnn.com/interactive/2019/12/specials/year-in-pictures/news.html?fbclid=IwAR2XApy2ZtKS9ZUxvuq6S1tWzG7AimKFmY8HA3V8gcWTkww6WLDgfJ9oN8c