Përfshihet në një aksident trafiku vetura zyrtare, në Prishtinë
Numri i aksidenteve në trafikun rrugor, vazhdon të jetë i përmasave shqetësuese.
Si pasojë e pakujdesisë, brenda 24- orëve të fundit, mbetën të lënduar 14 persona, ndërsa një vdiq nga plagët e marra.
E, një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe te vendi i njohur si udhëkryqi afër Fshatit Ndërkombëtar, në Prishtinë, tek rruga që të shpie te Pallati i Drejtësisë, në Hajvali.
Madje në këtë aksident, e përfshirë është edhe një veturë zyrtare me targat 3Z.
IndeksOnline iu sjellë imazhe nga vendi i ngjarjes.

