75 Mall Live Search
11:59 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vetura përfundon jashtë autostradës “Ibrahim Rugova”

Një veturë e tipit “Mercedes” ka përfunduar jashtë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë e një aksidenti vetura tashmë ka mbetur jashtë mbrojtëseve të autostradës, përderisa nuk dihet për persona të lënduar.

Do shtuar se numri i aksidenteve në vend është mjaft i lartë, kurse Policia e Kosovës shpesh herë ka kërkuar që drejtuesit të kenë kujdes të shtuar, sidomos tashti në sezonin dimëror./Indeksonline/