75 Mall Live Search
13:49 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Dramë” në Drenas, 4 gola brenda pak minutash

Janë shënuar katër gola të shpejtë në ndeshjen Feronikeli – Dukagjini.

Nikli ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Haxhi Neziraj në minutën e dytë dhe Albert Dabiqaj në minutën e 22-të.

Ndërsa për klinasit golat i shënuan Jeton Dushi në minutën e 27-të dhe Mark Milicaj në minutën e 34-të.

Në dy ndeshjet e tjera, Ferizaj po fiton ndaj Drenicës në Skenderaj me rezultat 0-1, derisa Vushtrria është në epërsi ndaj Ballkanit 1-0. /IndeksOnline/