Si të digjni kalori duke ecur
Të dini si të digjni kalori duke ecur është një ndër mënyrat më të mira për të humbur peshë dhe të qëndroni në formë pa qenë e nevojshme të bëni metoda drastike apo pa u sforcuar në stërvitje me ushtrime fitnesi.
Në fakt ecja është një aktivitet fizik shumë i këshillueshëm si alternativë e sportit, e përshtatshme për të gjithë.
1. Përdorni krahët. Përveç lëvizjeve të këmbëve në ecje shtoni edhe lëvizjen e krahëve, kjo ju ndihmon të digjni më shumë kalori dhe më shpejt.
2. Të bëni hapa të vegjël. Mënyra më e mirë për të shtuar shpejtësinë dhe si pasojë të digjni më shumë kalori është të bëni hapa të vegjël, të shpejt. Mund ti alternoni me momente të ecjes së shpejt, të shtrirë, hapa të gjatë kur jeni të lodhur.
3. Përdorni bastun. Bastunët janë ideal për te djegur rreth 20% më shumë kalori fal lëvizjes së bastunit dhe këmbëve, merreni për të shoqëruar ecjen.