Melania dhe Donald Trump flejnë në dhoma të ndara, libri që zbulon shumë gjëra rreth jetës në Shtëpinë e Bardhë
Melania dhe Donald Trump flenë në dhoma të veçanta në Shtëpinë e Bardhë, të paktën kështu pretendon libri i ri.
Është Melania ajo e cila ka zgjedhur të flejë ndaras në një shtrat tjetër nga bashkëshorti i saj.

“Melania e lirë, e lirë”, shkruan reporter i CNN, Kate Bennett.
Bennet ka shkruar një biografi të paautorizuar të zonjës së parë e cila zbulon shumë gjëra rreth jetës së saj.

49 vjeçarja është e angazhuar në administratën e Donald Trump, megjithatë publiku rrallë herë dëgjon prej saj.
Libri me 288 faqe shqyrton jetën e Melania që nga fëmijëria deri tek jeta në Shtëpinë e Bardhë, dhe gjithçka në mes, sipas përmbledhjes së tij e cila shitet përmes në Amazon, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Libri në fjalë poashtu zbulon për krizën e saj shëndetësore me veshkët në majin e vitit 2018.
Pastaj, portofoli i Ivanka Trump – i cili përfshin çështjet e grave dhe udhëtimet jashtë shtetit për të promovuar shkaqet e saj.

‘Udhëtimet ishin, sipas një burimi, ngushëllim për Melania, që mendonte se Ivanka po pushtonte tufën e saj,’ shkruan Bennet, sipas New York Times, i cili mori një kopje të biografisë./Indeksonline/
