75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Gjendja në arsim e vështirë, keni kujdes në cilësi!

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke komentuar rezultatet e fundit të PISA-s ka thënë se gjendja e arsimit në Kosovë është e vështirë.

Në rezultatet e testit Pisa, Kosova është renditur e treta nga fundi para Republikës Dominikane dhe Filipineve që është e fundit.

Haradinaj kërkoi kujdes në cilësinë e arsimit, pavarësisht siç tha është bërë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën dhe pagat e mësimdhënësve.

“Mendoj që personeli dhe gjithë të përfshirët duhet të jenë më të sinqertë me gjendjen në arsim. Nuk mundet të mohohet se kemi gjendje të vështirë. Është bërë përpjekje e vazhdueshme për t’u përmirësuar infrastruktura pagat me ec përpara, por duhet bërë kujdes edhe në cilësi”, tha Haradinaj.

Edhe vitin e kaluar, Kosova ishte renditur keq në testin Pisa, ndërsa dështimin në këtë test e ka pranuar edhe ministri i Arsimit në detyrë Shyqiri Bytyqi. Ai në një konferencë për media ka thënë se kanë pritur një rezultat më të mirë.