Këngëtarja shqiptare, mesazh prekës pas humbjes së të afërmve në tërmetin e 26 nëntorit
Evi Reçi është prej personave që humbi disa të afërm nga tërmeti në Shqipëri që ndodhi më 26 nëntor të këtij muaji.
Këngëtarja shqiptare humbi familjen e xhaxhait me 4 pjesëtarë, si edhe miken e saj, Dienën, me vajzën 8-vjeçare dhe nënën e së ndjerës.
E prekur nga gjithë kjo ajo së fundi publikoi një video në Instagram përmes të cilit përcolli një mesazh emocional dhe të fortë, shkruan Indeksonline.
“Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa jeta. Sot, më të fortë se kurrë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos.
“Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne. Është krijuar një plagë e madhe për të gjithë shqiptarët, por një plagë e madhe është krijuar dhe në zemrën time”, dëgjohet të thotë ajo në video.
“Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta”, thotë më tej Evi.
Ndryshe, të gjithë artistët janë solidarizuar në mënyra të ndryshme me të prekurit e tërmetit tragjik./Indeksonline/