Projeksione më të ulëta për jetëgjatësinë e foshnjave në Britani
Më pak vite jetesë janë parashikimet zyrtare të jetëgjatësisë së fëmijëve në Britani të Madhe, tregon një raport i Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).
Një foshnje e lindur në vitin 2019 pritet të festojë mesatarisht tre ditëlindje më pak, sesa në llogaritjet e mëparshme.
Të dhënat zyrtare të vitit 2014 pretendonin se foshnja do të jetonte deri në 93.6 vjet – tani shifra është 90.4.
Raporti gjithashtu uli mundësinë që fëmijët të arrinin moshën 100 vjeçare.
Pse po ndodh kjo?
Edhe pse jetëgjatësia po përmirësohet, ekspertët thonë se vlerësimet e mëparshme ishin shumë të larta.
Përmirësimi është shumë më i vogël nga sa mendohej më parë, si pjesë e një ngadalësimi të pranuar gjerësisht në jetëgjatësi që nga viti 2011.
Në vitin 2018, rritja e jetëgjatësisë ngec për herë të parë në më shumë se 30 vjet.
Kjo ka bërë që të rivlerësohen supozimet e tyre në lidhje me përmirësimet e ardhshme të jetëgjatësisë, duke rezultuar në shifrat e publikuara sot.
Kështu që një foshnje e lindur në vitin 2019 pritet të jetojë 87.8 vjet.