Rikthehet në Youtube kënga ‘Akull’ e Capital T
Reperit ‘Capital T’, iu fshi kënga nga Youtube për shkak të melodisë së refrenit, që ishte pjesë e një kënge dhe kolon zanore e një filmi bollivudian.
Por reperi së fundmi ka bërë të ditur se kënga ‘Akull’ është rikthyer në llogarinë e tij në kanalin Youtube, duke dhënë kështu një lajm të mirë për fansat e tij, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë që me t’u lansuar, kjo këngë u prit mjaft mirë ngapubliku. /Indeksonline/