75 Mall Live Search
18:29 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Selia e Volkswagen bastiset përsëri për skandalin me naftë

Hetuesit publikë gjermanë bastisën sot selinë e Volkswagen në Wolfsburg si pjesë e hetimeve të fundit mbi skandalin e emetimeve të naftës.

Prokurorët thanë që hetuesit kishin për qëllim konfiskimin e dokumenteve. Volkswagen, i cili pranoi në vitin 2015 se mashtroi testet e emetimeve në SHBA në motorët me naftë, tha që ishte duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet, por e shikoi hetimin si të pabazuar.

Volkswagen tha që bastisjet ishin të lidhura me një hetim mbi makinat me naftë me motor tip EA 288, një model pasardhës i EA 189, i cili ishte në zemër të skandalit të mashtrimit të testit.

Prodhuesi i automjeteve tha se kishte zbuluar vetë çështjen në qendër të hetimit të ri – i cili po synon punonjësit individualë – tek autoritetet përkatëse të regjistrimit.

Në simulime, automjetet me motorin EA 288 nuk treguan dështim të filtrit me naftë, ndërsa ende ishin në përputhje me kufijtë e shkarkimeve, tha Volkswagen, duke shtuar se motori nuk kishte një pajisje të paligjshme.

Lajmet në vitin 2015 që Volkswagen kishte përdorur pajisje të tilla për të mashtruar testet e emetimeve, i ka kushtuar kompanisë deri tani rreth 30 miliardë euro (33 miliardë dollarë) gjobë-vënie, automjete dhe shpenzime ligjore, dhe gjithashtu shkaktoi një reagim global kundër automjeteve me naftë.