Plagoset një 31 vjeçar në Pejë, policia në ndjekje të autorit
Në orët e mbrëmjes së sotme një plagosje më armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Pejës. Rasti ka ndodhur afër një kafiterie, saktësisht në rrugën “Xhevat Begolli”.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, deri sa i njëjti ka thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 19:33 Policia është njoftuar se emergjenca se në Spitalin Rajonal të Pejës, në këtë repart është dërguar në person i plagosur nga arma e zjarrit m/k/sh i lindur më 1988. Ju kemi përgjigjur rastit në Spital menjëherë dhe paralel kemi shtrirë hetimet në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Xhevat Begolli’ rreth orës 19:20 me ç’rast pranë tyre ka kaluar një veturë dhe aty kanë dëgjuar një të shtënë dhe kanë vërejtur viktimën e plagosur, që pastaj është dërguar në spital. Viktima deklaron se nuk ndonjë problem apo konflikt të hapur me dikën.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë, plaga të cilën e ka marrë nuk përbën jetën sipas mjekëve dhe është në kofshën e djathtë dhe mjekët i kanë ndërmarrë masat adekuate ndaj të plagosurit.
Ndërsa një operacion policor po zhvillohet edhe në këto orë për kapjen e atuorit ose autorëve. Të gjitha veprimet janë të koordinuara me prokurorin e çeshtjes.”-ka deklaruar Ibra.
Ndryshe, sipas Ibrës, i plagosuri është 31 vjeçar./Indeksonline/