75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet 28-vjeçari, mashtroi viktimat me identitet të rremë, në Pejë

Policia e Kosovës arreston edhe një person të dyshuar për veprat penale “mashtrim” dhe “dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale”

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’, shkruan Indeksonline.

Pas arrestimit të personave të tjerë të përfshirë, sot, hetuesit e
Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim policor.


I dyshuari B.B. i lindur me 1991 shqptar, dyshohet se kishte arritur të kryente veprat, duke mashtruar viktimat me identitet të rremë.


Ai ishte i kërkuar edhe për katër (4) vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.


Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.