Po festonte…, fati shpëtoi një vogëlushe shqiptare, nga tërmeti
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar 107-vjetorin e Forcave të Armatosura. Ajo ka zgjedhur të publikonte historinë e një vogëlushje nga Durrësi. Në videon e publikuar nga ministrja, shfaqet 9-vjeçarja Klea Pushi, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

Fati e ka dashur që vogëlushja dhe familja e saj të jetojë, pasi ditën kur ra tërmeti ndodheshin në Tiranë, për të festuar 9-vjetorin e Kleas. Shtëpia e saj ndodhej ngjitur me pallatin 6-katësh, që u shkatërrua totalisht.
“107-vjetori i gjen Forcat e Armatosura më pranë komunitetit se ndoshta kurrë më parë! Ndihmën e pazëvendësueshme të Forcave të Armatosura ndaj komunitetit e ka ndjerë këto ditë edhe Klea e vogël, shtëpia e së cilës u prek nga tërmeti i mëngjesit të 26 Nëntorit. Një popull i tërë ju është mirënjohës sot e gjithmonë, ju heronjve të heshtur që mbërrini të parët kudo ku shqiptarët ndihen në vështirësi. 107 vjet Forcë e Armatosur, simbol i përkushtimit dhe sakrificës!”, shkruan ministrja.