Këngëtarja italiane me prejardhje shqiptare, performon sonte në “Kënga magjike”
Sonte mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Këngës magjike”.
Përveç konkurrentëve që do të performojnë këngët e tyre, e ftuar special është këngëtarja me prejardhje shqiptare, Anna Oxa, shkruan Indeksonline.

Pjesëmarrja e saj në edicionin e sivjetmë të festivalit u konfirmua pak ditë pas tragjedisë së ndodhur, në Shqipëri.
Oxa kishte shprehur dëshirën që të performonte në festival, kjo për shkak të kauzës që ka këtë vit ky edicion.

Kujtojmë që të ardhurat nga biletat e “Këngës magjike”, do të dhurohen për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit./Indeksonline/