75 Mall Live Search
15:03 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dua Lipa, performon dhe shpërblehet me një çmim, në Japoni

Sukseset e Dua Lipës po shtohen çdo ditë e më shumë, ajo sot konsiderohet si një nga këngëtaret më të suksesshme në planet.

Pas një pauze në muzikë, 23- vjeçarja u rikthye pak javë më parë me këngën “Don’t Start Now” të cilin po e promovon në evente të ndryshme muzikore, shkruan Indeksonline.

Së fundi, Dua ka marrë pjesë  në ndarjen e çmimeve “Mnet Asian Music Awards” që u mbajt në Japoni, ku përveç që ka performuar ajo po ashtu ka arritur të rrëmbente një çmim.

Ylli i muzikës u shpërblye me çmimin “International Favourite Artist 2019” për të cilën tha se ndihet e lumtur për gjithë dashurinë dhe përkrahjen e adhuruesve.

Fotografi dhe performancën nga kjo mbrëmje, Dua e ka ndarë edhe me adhuruesit e saj në Instagram./Indeksonline/