75 Mall Live Search
16:37 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shembet me eksploziv edhe ndërtesa e dytë 5-katëshe në Durrës

Është shembur godina tjetër 5 katëshe në Shkozet të Durrësit. Shembja e kësaj ndërtese është bërë me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio, pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në strukturë për shkak të tërmetit.

Megjithëse shpërthimi ka qenë i fortë, rreth tre kate të kësaj banese kanë qëndruar në këmbë, dhe shembja e tyre do të bëhet me fadroma.