75 Mall Live Search
18:29 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Enca nuk e ka problem, tregon si duket me fytyrën e përgjumur!

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është një personazh mjaft atraktiv në skenën muzikore shqiptare.

Me këngët që ajo sjellë, vazhdimisht merr vëmendjen e publikut, kjo për shkak të videoklipeve me të cilat i shoqëron këngët e që shpesh herë janë eksplicite, shkruan Indeksonline.

Por Enca, njihet edhe për guximin që ka në paraqitjet e saj publike ku shpeshherë publikon fotografi pa makijazh dhe mjaft e thjeshtë.

Edhe pse ajo vazhdimisht është ‘akuzuar’ nga publiku për përdorimin e fotoshopit në fotografitë që publikon, ajo së fundmi ka vendosur të ‘ngacmoi’ fansat me një fotografi ku shihet se sapo është zgjuar nga gjumi.

“Fyturë e përgjumur” , ka shkruar ajo në fotografinë e publikuar. /Indeksonline/