07:41 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gripi, prej tetorit mbi 9.500 raste në Kosovë

Prej 1 tetorit e deri më 4 dhjetor në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.545 raste të dyshimta me gripin, 1.504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të komunave me popullatë serbe.

Një numër më i madh i rasteve raportohet nga Komunat Prishtinë, Prizren dhe Podujevë, por nuk kalon pragun epidemik.

Prej periudhës së sipërcekur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta me gripin.

Në Qendrën Kombëtare të Gripit të mërkurën janë izoluar dy rastet e para të gripit tipi A.

Në Klinikën Infektive- SHSKUK janë të hospitalizuar dy raste pozitive me gripin A në gjendje stabile shëndetësore, njëri nga rastet ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese me infiltratio pulmonum, HTA, ICV, Hiperplazio prostate, Insuficiencë renale.

Instituti Kombëtar, ka apeluar të gjithë drejtorët rajonalë të shëndetësisë publike të ngrihet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.