Kapet me drogë një person, në Viti
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Komunën e Vitisë një person pasi që tek ai gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike, lloji marihuanë, raporton gazeta “Express”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë, derisa, rasti vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar tek i cili gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 4.4 gramë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.