Adrola Dushi gati të ‘sundoj’ skenën e ‘Këngës Magjike’ në natën e dytë gjysmëfinale
Sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit të këngës ‘Kënga Magjike’.
Ashtu si mbrëmë edhe sonte në moderim do të jenë Ardit Gjebrea dhe modelja e njohur, Adrola Dushi, shkruan Indeksonline.
E njohur për bukurinë e saj, sharmin dhe elegancën, Adrola edhe sonte është gati të shkëlqejë. E veshur në një fustan të gjatë më ngjyrë të kuqe, modelja dukej tejet joshëse.
Kujtojmë që nata finale e ‘Këngës Magjike’ mbahet me 7 dhjetor (e shtunë)./Indeksonline/
