75 Mall Live Search
21:47 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sondazh: Më shumë se gjysma e kosovarëve kundër heqjes së taksave

Një sondazh i bërë nga KDI për qëndrimet e qytetarëve për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ka nxjerrë që shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër heqjes së taksës.

Sipas sondazhit, shumica e qytetarëve, 59 përqind, besojnë se qeveria e ardhshme nuk duhet të pezullojë taksën në mënyrë që të hapë rrugën për dialog me Serbinë.

61 përqind e të anketuarve nga komuniteti shqiptar kanë këtë mendim, 56 përqind nga komunitetet e tjera joshumicë dhe vetëm 10 përqind nga komuniteti serb, transmeton Indeksonline.

Sondazhi u krye në nivelin e vendit, në një mostër përfaqësuese prej 1,070 shqiptarësh etnikë, serbë dhe pakicat jo-serbe.

Ky sondazh u krye gjatë periudhës 2-8 Shtator 2019./Indeksonline/