12:31 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy klubet e mëdha angleze po e monitorojnë Ancelottin

Arsenali dhe Evertoni kanë shkarkuar trajnerët e tyre gjatë javës së kaluar.

Marco Silva u shkarkua të enjten pas 18 muajsh në krye të klubit anglez pas humbjes nga Liverpooli, ndërsa fatin e njëjtë e kishte edhe trajneri Unai Emery, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Arsenalin.

Tashmë të dyja skuadrat janë në kërkim të trajnerëve të ardhshëm, dhe të dy klubet angleze janë duke monitoruar nga afër situatën e Carlo Ancelottit te Napoli.

Siç raportojnë mediat italiane, Ancelotti është në ditët e fundit te Napoli dhe shihet si trajner adekuat për stolin e klubeve angleze.

Për klubin e Evertonit në listë gjithashtu është edhe David Moyes, ndërsa tek Arsenali përpos Carlo Ancelottit kandidatë për ta marrë drejtimin e skuadrës janë edhe Arteta si dhe Viera.