Mozzik gati të ‘djeg’ lojën, ja kur publikon projektin e ri
Pas ‘Dhelpër dinake’, Mozzik është gati për të ‘djegur’ edhe një herë lojën.
Të paktën kështu ka paralajmëruar vet reperi në një postim të radhës që ka bërë në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit, shkruan Indeksonline.
“13 dhjetor digjet loja edhe niher”, ka shkruar Mozzik në përshkrimin e një fotografie bardhë e zi.
Mozzik edhe këtë herë ka treguar se bashkëpunëtorët e tij në këngën e re janë Rzon, Macloud dhe Entemedia.
Se çfarë ka përgatitur këtë herë reperi mbetet të shihet./Indeksonline/