75 Mall Live Search
11:13 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Angela Merkel thotë se i vjen turp çfarë ka bërë Gjermania në Auschwitz

Gjatë vizitës në kampin e përqendrimit të Aushvitz-Birkenau së bashku me kryeministrin polak Mateus Moraviecki, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se i vinte shumë turp dhe se nuk duhet harruar asnjëherë çfarë ka ndodhur.

Kancelarja gjermane theksoi se nuk duhet të harrohet asnjëherë tmerri i kampeve naziste të përqendrimit.

Sipas saj, ajo që ka ndodhur në këtë vend as nuk mund të kuptohet nga njerëzit.

“Jam e kapluar nga një turp i thellë para krimeve që janë kryer këtu nga Gjermania”, tha Merkel, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit të këtyre krimeve dhe njohjen e përgjegjësisë.

Merkel gjithashtu paralajmëroi për ekstremizmin e krahut të djathtë dhe anti-semitizmin.

“Ne jemi dëshmitarë të racizmit shqetësues, rritjes së jotolerancës dhe një valë të krimeve të urrejtjes”, tha ajo.

“Ne jemi dëshmitarë të një sulmi ndaj vlerave bazike të demokracisë liberale dhe revizionizmit të rrezikshëm historik”, shtoi ajo.

Komentet e Merkelit vijnë në kohën e një vale e pashembullt të sulmeve ksenofobike, racore dhe islamofobike në Gjermani.