Shkencëtarët pohojnë se çiftet që grinden e duan vërtet njëri-tjetrin
Sipas anketave të fundit, 44% e çifteve të martuara besojnë se debati mes tyre më shumë se një herë në javë i ndihmon ata të mbajnë marrëdhënie të shëndetshme për një kohë të gjatë.
Në fakt, çiftet që grinden shpesh, por gjithnjë në mënyrë paqësore, ka më shumë të ngjarë të qëndrojnë së bashku, sepse, përkundër të gjitha keqkuptimeve të vogla, ata e dinë që dashuria e tyre është e vërtetë dhe e sinqertë.
Grindja është një shenjë e një marrëdhënie të pjekur. Shmangia e vazhdueshme e konfliktit nuk është padyshim mënyra më e mirë për të krijuar një marrëdhënie afatgjatë.
Përkundrazi, nëse jeni në gjendje të flisni hapur kur debatoni, do të thotë që jeni gati ta çoni dashurinë tuaj në një nivel tjetër.