75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Kënga Magjik” bëhet “mollë sherri” për raportet mes Fifit dhe Eneda Tarifës

Të shtunën që lamë pas u mbajt finalja e “Këngës Magjike” ku fituese doli Eneida Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”, ndërsa Fifi zuri vendin e dytë me “Marova”.

Kjo gjë ngjalli polemika të shumta dhe madje u tha se dy këngëtaret i kanë dhënë fund miqësie edhe pse në skenë transmetuan një tjetër mesazh, duke treguar mbështetje për ndaj njëra-tjetrës.

Por, kjo gjë u konfirmua edhe më shumë kur të dyja ato tashmë nuk ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Mbetet të shihet nëse kjo gjë ka ndodhur rastësisht, apo gara në “Këngën Magjike” ka ndikuar kaq shumë te artistët./Indeksonline/