Publikohet lista, Suedia thërret lojtarët dytësor për tu ndeshur me Kosovën
Më 12 janar Kosova do të ballafaqohet me Suedinë në një sfidë miqësore që do të zhvillohet në Doha të Katarit.
Trajnerët Bernard Challandes dhe Janne Andersson pritet të eksperimentojnë në këtë duel për të ju dhënë mundësi lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minutazh në të kaluarën.
Suedia tashmë ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë pjesë e këtij grumbullimi, shkruan Indeksonline.

Lojtarët kryesor nuk do të jenë të pranishëm, ngase kanë angazhime me ekipet e tyre nëpër Evropë.
Këta janë disa prej lojtarëve kryesorë që mungojnë te skandinavët: portieri Robin Olsen, mbrojtësit Mikael Lustik, Victor Lindelof, Andreas Granqvist. Mesfushorët Sebastian Larsson, Emil Forsberg, Albin Ekdal. Sulmuesit John Guidetti, Marcus Berg.
/Indeksonline/