75 Mall Live Search
20:16 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kroacia i bashkohet Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë, bojkoton pjesëmarrjen në Nobel

Ambasadori i Kroacisë në Stockholm, Sinisa Grgic , ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të shkrimtarit austriak, Peter Handke.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë përmes një njoftimi në Twitter njoftoj për mospjesëmarrjen e Ambasadorit kroat në ceremoninë e çmimit Nobel.

Ja njoftimi i plotë

MVEP vendosi për mospjesëmarrjen e Ambasadorit Kroat në Mbretërinë e Suedisë në ceremoninë e  çmimit Nobel Stokholm për dhënien e një personi të angazhuar politikisht për të mbështetur politikën e Madhe Serbe të Sllobodan Millosheviç në vitet 1990.