Pacolli thërret një konferencë, pritet t’i paraqesë dosjet të cilat e tregojnë “fytyrën” e Serbisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka ftuar një konferencë për media në orë 14:00.
Indeksonline mëson se kryediplomati në detyrë në këtë paraqitje para gazetarëve do të prezantojë disa dosje për krimet që Serbia i kreu në Kosovë.
Kështu, Pacolli do të prezantojë dëshmi të krimeve të luftës të kryera nga Serbia gjatë gjenocidit të saj dhe sundimit të aparteidit në Kosovë.
Mësohet se këto dokumente dhe materiale të tjera të rëndësishme tregojnë qartazi barbarinë e Serbisë që kishte si element kryesor.
“Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare. Për shkak se ajo dështoi ne duhet të vazhdojmë dhe të ndjekim kriminelët e luftës”.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur të frikshëm dënimin ndaj ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Teodosijeviq rreth një deklarate për masakrën e Reçakut. Sipas tij, kjo masakër ishte e trilluar.
“E them se të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin po të njëjtën gjë, dhe po e përsëris tashti, krimi në Reçak ishte fabrikuar, ku gjithçka ka falsifikuar ai mashtruesi botëror, hajni dhe vagabondi William Walker”, u shpreh Vuçiqi. /Indeksonline/