Rasim Selmanaj i quan karrieriste LDK-në e VV-në
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se arsyeja e moskrijimit të institucioneve në vend, është karrierizmi i LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ndërkaq, Selmanaj ka thënë se një situatë e tillë e dëshmon se halli i vetëm i këtyre dy partive, është ndarja e pozitave.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Karrierizmi i lidershipit të VV-së dhe LDK-së, vazhdon me e lanë Kosovën pa institucione.
Kjo po dëshmon të vertetën e hidhur se Kosova s’qenka halli kryesor, por ndarja e pozitave.
RS. /IndeksOnline/