Bie në bunar, vdes një burrë, nga Skënderaj
Një person ka vdekur si pasojë e rënies në një bunar, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt pasditen e së hënës, derisa policia bën të ditur se dyshohet se viktima kishte rënë në bunar.
Raporti i plotë:
“Viktima mashkull shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /IndeksOnline/