Zbulohet artisti turk me të cilin po bashkëpunon Genta Ismajli
Genta Ismajli përpos që ka gjetur dashurinë në Turqi, ajo prej kohësh po qëndron atje edhe për të realizuar një projekt muzikor.
Prej kohësh ajo ka paralajmëruar një duet me një këngëtar të njohur turk, gjë e cila i ka bërë të gjithë kurioz, shkruan Indeksonline.

Dhe më në fund, në disa video që ajo ka shpërndrë në InstaStory, ka zbuluar emrin e artistit.
Përmes videove të postuara bëhet e ditur se Genta po sjell këngë me reperin Abdurrahim Akça, i njohur me emrin artistik, Eypio e që njihet për hite të shumta atje.

“Reperi Eypio me projekt surprizë. Eypio po sjell duet me këngëtaren kosovare, Genta Ismajli”, bëhet e ditur në kronikën e shfaqur në mediat turke.
Ndryshe, kohët e fundit u zbulua edhe lidhja e saj me biznesmenin turk, Husen./Indeksonline/
