Me gomën komplet të qarë, shoferi nuk ndalon së vozituri në Prishtinë
Dikush vendosi që të vizitojë sot Prishtinën, edhe pse moti vazhdon të jetë i ftohtë dhe me shi.
Një veturë e tipit ‘BMW’ është parë rrugëve të Prishtinës, por jo në gjendje të zakonshme.
Njëra prej gomave të kësaj veture ishte e tëra jashtë sistemit të përdorimit, komplet e qarë.
Edhe pse në një gjendje të tillë, shoferi vazhdonte të voziste duke mos ndaluar fare pavarësisht dëmit që kishte pësuar vetura e tij, transmeton Indeksonline.
Pikërisht këtë rast dikush nuk ka hezituar ta xhirojë, duke treguar gjendjen në të cilën po voziste ky shofer.
Targat e kësaj veture nuk i takojnë Kosovës, teksa urojmë që goma të jetë rregulluar./Indeksonline/