Shefi i opozitës serbe e “çon” në qiell Albin Kurtin: Është patriot, intelektual…!
Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë dhe ish – ministri i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, ka lavdëruar kryeministrin në ardhje të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për televizionin N1, shefi i opozitës serbe ka vlerësuar lart figurën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Indeksonline
“Nuk mund të diskutohet që Albin Kurti është një intelektual, një atdhetar dhe një njeri mjaft i qëndrueshëm”, u shpreh ai.
N1-ja tregon se Kurti, drejtues i LVV-së, fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e Kosovës.
“Njeriu që kaloi kohë në burgun e Pozharevcit është një ithtar i madh i idesë të Bashkimit Kombëtar.
Si gjatë periudhës parazgjedhore ashtu edhe pas fillimit të bisedimeve të koalicionit, Kurti foli gjatë gjithë kohës për unifikimin e të së ashtuquajturës Kosovë dhe Shqipëri. /Indeksonline/