75 Mall Live Search
10:13 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Admirali Foggo në Serbi: KFOR-i ka bërë punë të mirë në Kosovë

Komandanti i Komandës së Forcave të Bashkuara të NATO-s, admirali James Foggo ka vizituar Serbinë, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, njoftojnë mediat e Beogradit.

Foggo deklaroi se KFOR-i gjatë dy dekadave të shkuara ka bërë punë shumë të mirë në Kosovë.

Me këtë rast, ai ka biseduar me zyrtarët serbë për bashkëpunimin midis Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, për aktivitetet e përbashkëta në kuadër të programit Partneriteti për paqe si dhe për aktivitetet nga domeni i stërvitjeve.

Admirali Foggo ka folur edhe për sigurinë e serbëve në veri të Kosovës në “rast se Policia e Kosovës përpiqet ta marrë Veriun”.

Po ashtu, Foggo ka deklaruar se KFOR-i përbën hallkën e tretë në zinxhirin teknik të reagimeve, vjen pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Europian – EULEX-it. “Mirëpo KFOR-i ka përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë dhe ambientit të sigurt në të gjitha rrethanat në përputhje me Rezolutën 1244”, siç citohet të ketë thënë admirali i NATO-s.